Adelina Ismaili, pasi zhvilloi turneun ballkanik gjatë sezonës së verës, ka vazhduar punën në realizimin e projekteve të reja muzikore.

Sipas faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, këngëtarja është duke finalizuar videoklipin e saj të ardhshëm, që pritet të publikohet shumë shpejt. Kështu, Adelina do u rikthehet ekraneve televizive, pas videoklipit “Ku ma ke”, që rezultoi mjaft i suksesshëm.

Këngëtarja ka disa vite që parapëlqen të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, ndërsa gjatë muajit të kaluar, ajo u përfol nga mediat, pasi refuzoi ftesën për të qenë pjesë e jurisë në garën për talentë “X Factor Albania 2”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here