rikerociNjë modele që na prezanton linjat e saj të plota, ndryshe nga stereotipi që jemi mësuar për to, “kockë e lëkurë”.  Rike Roci, vajza më seksi e “Big Brother 6”, është fotografuar me bikini në plazhin e Durrësit këto ditë, ndërsa po kalon pushimet e saj me familjen dhe shoqërinë. 24-vjeçarja tashmë me famë, po përgatitet të shfaqet në ekranin shqiptar në shtator si “showgirl”, duke bërë dhe një rikthim profesional në Shqipëri. Në këtë rrëfim të saj, ajo flet për marrëdhënien me të dashurin e saj muzikant prej shtatë vitesh, Luca Binatti, sekretet e trupit në formë dhe ambicien për të marrë pjesë në “Dancing with the stars”.

Ke ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet në qytetin tënd të lindjes Durrës dhe në plazhet e Jugut. Është kjo vera e parë që po zbulon Shqipërinë pas largimit në Itali?
Po, e vërtetë. Këto ditë të nxehta që po i kaloj në Shqipëri po më shijojnë shumë. S’e kisha parë asnjëherë Jugun dhe më ka pëlqyer vërtet shumë.
Me kë po i ndan këto ditë relaksi dhe qejfi, dhe si reagojnë njerëzit kur të shohin të zhveshur në plazh, pas famës që more në “BB6”?

Në plazhet e Jugut kam shëtitur me shoqërinë, ndërsa në Durrës po pushoj me familjen time. Reagimet e njerëzve janë shumë impresionuese në plazh, dhe jo vetëm. Më ndalojnë gjithmonë, më bëjnë komplimente dhe kanë një dëshirë të madhe për të bërë foto me mua. Dhe ata që më ndalojnë janë të shumtë; femra, meshkuj dhe fëmijë, të cilët veçanërisht më duan shumë. (qesh)
Ky afeksion i publikut ndaj teje do të vlente edhe më shumë nëse do të nisje një karrierë në Shqipëri. Ke rënë dakord për ndonjë punë këtu?
Po, dhe në shtator mendoj që do filloj punën time të re këtu. Bëhet fjalë për një program në një nga televizionet më të njohura. Është projekt shumë i mirë, që shpresoj të dalë ashtu siç e kam parashikuar unë.
Mund të na zbulosh diçka paraprakisht?
Jam shumë supersticioze për të folur para se gjërat të bëhen realitet. Gjithsesi, publiku në shtator do më shohë në ekran…

 

rike1-474x673

Stili yt i prezantimit cili do të jetë? Cilës moderatore me famë do t’i ngjasoje, pra a ke një model në kokë që do ta ndjekësh në këtë eksperiencë tënde të parë?
Normal që s’kam përvojë në këtë fushë, por prapë s’kam qejf të imitoj asnjërën, sado me famë të jetë. Do të përpiqen të bëj më të mirën në këtë eksperiencë të re për mua.
Ky projekt do të bëjë të kthehesh përgjithmonë në Shqipëri, si do e ndërtosh jetën tënde të re këtu?
Nëse projekti që kam planifikuar do të shkojnë mirë, do të jem shpesh në Shqipëri. Por, jo për të jetuar përfundimisht këtu.
Po i dashuri Luca, nuk të ka shoqëruar në këto pushime? Me çfarë po merret ai tani?
Luca momentalisht ndodhet në Itali, dhe mora vesh që albumi që ka publikuar po ecën shumë mirë. Ka data të tjera për koncerte dhe këto ditë niset për në Tenerife. Pastaj, përfundimisht do jemi bashkë në Ibiza.
Keni shtatë vite bashkë, keni plan për ndonjë martesë?
Jo, nuk kemi ndërmend për martesë ende, sepse për momentin ai si muzikant dhe Dj është në kulmin e karrierës së tij dhe është shumë i zënë me punë. Luca është gjithmonë në lëvizje dhe ky nuk është momenti që ne të hedhim një hap të tillë në jetë.

Kam qejf të konkurroj në DWS, dëshiroj Leon Çinon për partner.

rike6-474x704

Numri yt i gjoksit?
4.
A mund të na zbulosh disa sekrete të linjave të tua?
Nuk kam sekrete. Pëlqej shumë ushqimin dhe nuk mbaj dietë. Madje nuk preferoj të ushtroj palestër. Pra, linjat e mia janë vetë kështu.
Meqë dashuron ushqimin, cila është menyja jote e preferuar?
Dua shumë kuzhinën mesdhetare italiane.
Ujë, alkool, çfarë dominon në daljet e tua?
Alkool nuk pi, pasi s’më pëlqen. Në tavolinë mbaj gjithmonë ujë, dhe rrallë ndonjë gotë verë.

Dimë që të pëlqen kërcimi, ke menduar ta perfeksionosh këtë pasion më tej që edhe të ndihmon për linja të mira?
Po, unë e adhuroj kërcimin. Madje, kam shumë dëshirë të marr pjesë si konkurrente në spektaklin “Dancing with the stars”, që organizohet këtu në Tiranë. Vetëm nuk e di nëse do kemi mundësi, pasi nuk mund të marr përsipër shumë angazhime në të njëjtën kohë.
Dhe cili do të ishte partneri yt balerin që do dëshiroje?
Leon Çinon.

PanoramaPlus

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here