Rihanna mendon se filmi “Battleship” ka qenë filmi ideal që ajo ta bënte debutimin e saj si aktore, pasi ishte rol i përkryer për të që të shndërrohet nga këngëtare në aktore.

Këngëtarja e kishte menduar që të hyjë në botën e filmit dhe pasi ajo e ka lexuar skenarin e filmit fantastiko-shkencor, ajo e ka kuptuar se ai ishte i përkryer për të.

“Pasi e lexova skenarin, unë vërtet isha e impresionuar nga ai dhe doja që të jem pjesë e filmit. Plus ishte një rol që kam menduar se do t’ia kisha dalë pa ndonjë problem në debutimin tim si aktore”, u shpreh Rihanna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here