rihanaMe rastin e 50 vjetorit të pavarësisë së Barbadosit, Princi Harry ishte për vizitë në këtë shtet me rastin e kësaj feste.

Nuk mund të mungonte as këngëtarja e famshme Rihanna, e cila është shtetase e Barbadosit.

Natyrisht që Princi 32-vjeçar nuk e la pa u takua Ririn gjatë kohës sa ishte ftuar special, transmeton Telegrafi.

Harry i veshur mirë ishte pjesë e ceremonisë së kryeministrit Freundel Stuart, ndërsa u fotografua duke u përshëndetur me Rihannën.

Rihanna takohet me Princin Harry

Urimeve për pavarësinë iu bashkëngjit edhe mbretëresha, duke shkruar në llogarinë e saj në Twitter “Në këtë ditë festive, keni urimet e mia në jubileun e artë të pavarësisë”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here