Këngëtarja e famshme Rihanna ka konfirmuar që po fillon punën rreth albumit të saj të shtatë, raportojnë mediet amerikane.

Këngëtarja pranoi se mezi pret të fillojë të shkruajë dhe të regjistrojë albumin e ri, pa marrë parasysh se albumi i saj i mëparshëm “Talk That Talk”’ ishte publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

“Përfundimisht jam duke menduar të regjistroj një album të ri”, ka thënë këngëtarja për radion “Capital FM”.

Ajo theksoi se e ka idenë se si do të duket albumi, por që ai ende është i papërpunuar, kështu që mezi po pret të fillojë punën në albumin e ri.

Rihanna ka thënë se para se t’i përkushtohet plotësisht albumit të saj të ri, është duke përgatitur një projekt interesant të modës, por që nuk ka dashur të zbulojë detaje.

Emri i bukuroshes nga Barbadosi së fundi është gjendur nëpër mediet botërore se është në lidhje me aktorin, Ashton Kutcher, gjë të cilën ajo ditë më parë e ka mohuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here