Rihanna do të bëjë paraqitjen e parë solo live këtë muaj, që kur u sulmua nga ish-i dashuri i saj Chris Brown në muajin shkurt, që e frenoi edhe karrierën e saj.
Këngëtarja do të paraqitet në skenën e ndarjes së çmimeve American Music Awards që zhvillohet më 22 nëntor.
Krijuesja e hitit “Umbrella” u detyrua të heqë dorë nga Grammy Awards në muajin shkurt pas një zënke me Brown, që e la atë të ënjtur dhe mavijosur, dhe ajo ende nuk ka qëndruar në skenë e vetmuar që nga ajo kohë.
American Music Awards do të jetë paraqitja e tretë radhazi për Rihannan, e cila këndoi hitin ‘Rehab’ në vitin e kaluar dhe ‘Umbrella’ në vitin 2007.
Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Jay-Z, Alicia Keys, Jennifer Lopez dhe grupi Black Eyed Peas po ashtu janë caktuar të performojnë në American Music Awards të këtij viti./Telegrafi/