Rihanna qan Ndonëse ka shkëputur lidhjen me reperin Chris Brown, pasi ishte rrahur nga ai në muajin shkurt të këtij viti, Rihanna ende nuk ka mundur ta marrë veten në tërësi.

Gjatë incizimit të albumit të ri “Rated R”, ylli i muzikës nga Barbadosi ka qarë vazhdimisht, e ka braktisur studion, nuk ka mundur të dëgjojë demo incizimet, të gjitha për shkak të emocioneve që shfaqeshin te ajo nga rikujtimi i dashurisë së parë.
“Ky album më fle më së shumti në zemër. Jam hapur tepër në të dhe nuk më vjen keq, por akoma vuaj nga plaga e hapur.

E tëra në të është e dokumentuar – ngritjet e mia emotive, rëniet, të gjitha vuajtjet dhe lumturia. Kam ikur nga studioja kur producentët donin të dëgjonin çfarë kemi incizuar.

Besoj që këngët janë të shkëlqyera, pasi kam dhënë të tërën nga vetja”, ka thënë këngëtarja, e cila shpreson se me këto këngë nuk do të shkaktojë tërbim te ish i dashur i saj.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here