Si duket ylli nga Barbadosi pas pushimeve në Hawai është kthyer furishëm në jetën e showbizit. Ajo kaloi një vit të suksesshëm në karrierën e saj muzikore, por kjo nuk mund të thuhet edhe për jetën e saj private, gjegjësisht lidhjet e saj.

Këngëtarja Rihanna ishte në të njëjtin klub nate në Los Angeles, ku ishte edhe ish i dashuri i saj Chris Brown me të dashurën e tij të re Karrueche Tran.

Kur Rihanna shkoi për t’u përshëndetur me Chrisin, Karrueche ia ndërpreu rrugën. Filluan ashpër ta ‘nderojnë’ njëra-tjetrën me fjalë fyese dhe të shtyhen. Fjalosjen e ndërprenë truprojat e Rihannës të cilët e larguan nga Karreuche dhe miqtë e saj.

Mediat amerikane ditë më parë raportuan se Rihanna ka tashmë një vit që fshehtas po takohet me reperin Chris Brown, duke u bazuar në burime të afërta me këngëtaren, por edhe vetë ylli nga Barbadosi në profilin e saj në Twitter kishte ‘kritikuar’ reperin amerikan se ai po e tradhtonte të dashurën e saj me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here