Gjatë një interviste në TV Klan, kryeministri Sali Berisha ka premtuar se do të sjell këngëtaren amerikane Rihanna në Tiranë, si pjesë e suksesit për liberalizimin e vizave të Shqipërisë nga ana e Bashkimit Evropian.

“Në ditën kur do të liberalizohen vizat do të sjell në Shqipëri këngëtaren më të pëlqyer të rinisë shqiptare.

Mund të jetë kjo Rihanna ose Lady GaGa”, ka thënë ai përderisa të pranishmit në studio kanë filluar që të duartrokasin.

Berisha ka treguar se është edhe një adhurues i muzikës përderisa ka përmendur edhe emra të tjerë të këngëtarëve të njohur. Ai ka përmendur se dita e liberalizimit të vizave do të jetë një ditë e shënuar për popullin shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here