Rihanna: Nuk këndoj me Taylor Swift-inRihanna gjatë intervistës për revistën “NME” ka zbuluar pse kurrë nuk do t’i bashkohej në skenë Taylor Swift-it, ndryshe nga shumë yje të tjerë. Gjatë turneut të Taylor-it, disa nga yjet më të mëdhenj i janë bashkuar në skenë, si Alanis Morissett, Justin Timberlake, Chris Rock, Mary J. Blige, Kobye Bryant, Julia Roberts, Lorde, Karlie Kloss dhe Ellen DeGeneres.

Por Rihanna thotë se kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë. “Nuk mund ta bëj këtë, nuk ka kuptim.

Brendet tona janë të ndryshme, nuk përshtatemi. Publiku ynë dallon. Mendoj se ajo është një shembull për të rinjtë, ndërsa unë jo”, ka thënë bukuroshja. Ylli nga Barbadosi nuk e fsheh faktin se tymos marihuanën dhe i ndjek ahengjet kudo. Ajo thotë se qëllimi i saj nuk është të tregohet e përkryer dhe të jetë “udhëheqëse morali” për fansat e saj.

“Nuk mund të them se kam qenë ndonjëherë shembull për të tjerët. Unë vetëm dua që njerëzit të argëtohen, por edhe të jenë të përgjegjshëm dhe të kenë kontroll ndaj jetës së tyre. Kurrë nuk kam mundur të gjykoj njerëzit, gjithmonë kam dashur ta potencoj këtë”, ka deklaruar Rihanna, e cila kohë më parë është kapur në momente intime me reperin Travis Scott.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here