Këngëtarja shpesh ankohet se nuk mund të gjejë djaloshin e vërtetë kështu që nuk është për t’u habitur që ajo filloi të dalë me vajzat. Edhe më parë është spekuluar se këngëtarja ka tendenca lesbike.

Rihanna ka ardhur me mikeshën e saj Melissa Ford dhe askush nuk ka mundur të paramendonte derisa në Twitter këngëtarja ka shkruar se takimin e parë e ka pasur para dy vjetëve. Më vonë, në të njëjtin rrjet social bukuroshja nga Barbadosi shkroi se është në lidhje me të dashurën e tashme, Melisa Ford.

Vajzat ishin në një darkë në restorantin “Giorgio Baladi” në Santa Monica, ndërsa më vonë shkuan edhe në klubin e natës “Roxbury”.

Këngëtarja doli jashtë me një fustan të bardhë, dhe nëpërmjet dritës shihej se kishte çorape të errëta me aski të kuqe. Rihanna, madje edhe vetë ka botuar foton e çorapeve të errëta në Twitter, por edhe dy fotografi të saj dhe Melissas. Në njërën prej fotove janë vetëm, ndërsa në të dytin duke u argëtuar me limuzinë. A janë me të vërtetë vajzat çift apo kjo është vetëm edhe një tjetër seri e provokimeve të Rihannas, mbetet të shihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here