Rihanna raportohet se është në negociata për të fituar një rol në një film të ardhshëm në stilin e James Bond.

Këngëtarja seksi është në planet e regjisorit për të luajtur rolin e agjentes sekrete.

“Ky është një rol shumë seksi me një buxhet të madh që po ndërtohet rreth Rihannas. Synimi është që të pushtohen fansat e gjerë të Rihannas duke krijuar një film aksion me ritëm të shpejtë, që do të jetë si një video e gjatë muzikore në stilin e vet”.

“Rihanna po merr disa mësime aktrimi në përgatitje për karrierën e saj filmike dhe kjo mund të jetë shpërthimi i saj i madh [në kinematografi]”, ka thënë burimi i afërt me këngëtaren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here