Ylli i muzikës, Rihanna do të hyjë në Librin e Ginisit të Rekordeve për vitin 2012. Bukuroshja 23-vjeçare nga Barbados është femra e parë e cila për pesë vjet rresht ndodhet në vendin e parë të top-listave britanike.

Rekorde kanë thyer edhe këngëtarja kundërthënëse, Lady GaGa, si një yll me numrin më të madh të adhuruesve në internet, gjegjësisht në rrjetin social “Twitter”, dhe Adel, është një rekordmene, madje në tri kategori.

Një nga sukseset më të mëdha të Adeles është se këngëtarja është bërë femra e parë në Britani të Madhe që njëkohësisht renditet në Top 5 të listës britanike me këngë dhe album. Këtë arritje të Adeles e ka pasur vetëm grupi legjendar nga Liverpool “Beatles”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here