Këngëtarja e mirënjohur Robyn Rihanna Fenty e njohur me emrin Rihanna me prejardhje Afro Amerikane e lindur në ishullin Barbados,mbrëmë ka zbritur në platonë e emisionit talent show Italian “X-Factor”.

Me një pamje të veçantë, me flokë të kuqe dhe me një kostum interesant dhe gjysëm lakuriq ajo ka treguar atributet e saja si në interpretim po ashtu edhe në pamje dhe ka dëshmuar edhe njëhërë se me 22 vitet e saja është ndër këngëtaret më seksi në botë.

Publiku Italian ka mirëpritur këtë artiste të mrekullueshme e cila ka përshëndetur dhe ka kënduar live hitin “Only girl”.

Të ju rikujtojmë edhe atë se kjo këngëtare është ambasadore e kulturës për Barbadosin.Ajo ka fituar çmimin “Grammy Aëard” për muzikë . Sivjet ajo ka thyer rekordin botëror të Ginisit duke u shpallur si artistja që ka shitur më së shumti kopje albumesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here