Rihanna ka mposhtur legjendën e muzikës Bob Marley për të marrë kreun e listës së yjeve me më shumë “like” në Facebook për vitin 2011.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” ishte fytyra e famshme më e ndjekur në rrjetin social, derisa kënga “We Found Love”, një bashkëpunim i saj me DJ Calvin Harris, ishte kënga më e dëgjuar në këtë ueb-faqe.

Marley është renditur i dytë në listën e më të pëlqyerve dhe Avril Lavigne ka dalë e treta. Në top 10 janë përfshirë edhe: David Guetta, Enrique Iglesias, Usher, Lady Gaga, Metallica, Green Day dhe grupi Black Eyed Peas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here