RihannaNjë nga dëshirat më të mëdha të Rihanna-s, përveç muzikës dhe modelingut, është edhe aktrimi.

Pas “Battleship” në vitin 2012 dhe “Home” në 2015-n, RiRi do të jetë pjesë e projektit më të ri filmik të titulluar “Bates Mote”, një serial dramatik për adoleshentë i bazuar në “Psycho”.
Ditën e sotme është publikuar [më në fund] trailer-i i filmit, në të cilin shfaqet edhe krijuesja e “Love On The Brain”.

Në këtë produksion, Rihanna do të luajë rolin e një zonje të pafat, që vritet në dush. Ndërkohë, artistja ka vendosur të lërë mënjanë për pak kohë muzikën dhe koncertet.
Më poshtë mund të shihni trailer-in e plotë. /Blitz/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here