Këngëtarja e hitit “We Found Love”, Rihanna, ka filluar që të kërkojë shtëpi në Londër, ku do të jetojë në muajt e ardhshëm, dhe krejt për shkak të xhirimit të një reality show.

Rihanna është duke planifikuar të shpërngulet nga Amerika për në Angli për tre muaj, shkaku i xhirimit të reality show të modës, i cili do të prodhohet nga rrjeti televiziv, “Sky”.

Këngëtarja 24-vjeçare në këtë reality show do të bëjë përpjekje që të zbulojë yllin e ri në mesin e stilistëve të rinj, dhe kërkimin e saj do ta ndjekin gjatë gjithë kohës kamerat televizive.

Në mënyrë që të fokusohet vetëm në punë, këngëtarja ka udhëzuar ekipin e saj për t’ia gjetur një shtëpi në një nga pjesët e qeta të Londrës, ku do t’i kalojë muajt e ardhshëm, dhe ndoshta edhe të blejë ndonjë pronë, pasi që një kohë të gjatë ka planifikuar të blinte një shtëpi në kryeqytetin e Anglisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here