Rihanna & Karim Benzema “kapen mat”Rihanna nuk e ka të vështirë të marrë atë që dëshiron. Këtë herë vëmendja e saj është drejtuar tek një futbollist me famë ndërkombëtare si 27 – vjeçari, Karim Benzema.

Siç raporton amerikanja “TMZ”, RiRi dhe ylli i Real Madrid, u panë bashkë duke ngrënë mëngjes në një restorant në New York.

Sipas “TMZ” ata dukeshin të mjaft të afërt me njëri – tjetrin, megjithatë, kur u larguan nga restoranti preferuan ta bënin të veçuar një gjë të tillë.

Rihanna është një fanse e çmendur e futbollit dhe fillimisht u njoh me Benzema në 2014 – ën, gjatë Botërorit. Ata madje shkëmbyen edhe komente në Twitter në atë kohë.

Miq, apo diçka më shumë ende nuk dihet. Ajo që dihet është se të dy janë single.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here