Pas pushimeve nëpër Mesdhe, Rihanna i rikthehet jetës së natës. Këngëtarja 24-vjeçare u pa në klubet e natës në Londër dhe të thuash e pirë…është pak.

Sipas tabloidëve britanikë, këngëtarja nga Barbadosi ka qendruar në një nga klabet më të njohur të kryeqytetit anglez deri në orën 4 të mëngjesit. Dëshmitarët thanë se pasi ka pirë sasi të konsiderueshme alkooli, Rihanna ka hipur mbi tavolina duke thyer shishe e gota.

Punonjësit e sigurisë janë munduar ta qetësojnë këngëtaren, por kërkesat e tyre kanë hasur në kundërshtimin e saj. “Më njihni mua se kush jam?”, citohet nga tabloidët britanikë Rihanna.

Në orën 04:00 24-vjeçarja ka dalë nga diskoteka dhe pasi ka pozuar për pak minuta, është nisur menjëherë drejt shtëpisë së një mikeshe të saj…për të vazhduar festën që zgjati deri në orën 6.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here