Rihanna ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare për t’u bërë fytyrë promovuese e vendlindjes së saj, Barbados.

Këngëtarja është zgjedhur fytyrë zyrtare e Barbados, dhe ka dalë në plazh të enjten për të xhiruar një reklamë të nxehtë për Autoritetin Turistik të këtij vendi.

Sipas Barbados Free Press, kampanja e saj pritet të lansohet në shtator para fillimit të sezonit turistik dimëror në këtë ishull të Karaibeve.

Marrëveshja e re e Rihannas vjen vetëm disa ditë pasi ajo humbi marrëveshjen me kompaninë e kozmetikës Nivea, për shkak të shqetësimeve se reklamat e saj ishin shumë seksi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here