“Francezët janë të çmendur! Nëse më shtyn, të shtyj edhe unë! Përfshirë paparazët dhe të çmendurit e tjerë, më është dashur të largohem nga stacioni i trenit”, shkroi në Twitter, Rihanna.Edhe pse për kaosin e shkaktuar në stacionin hekurudhor në Paris është vetë përgjegjëse, këngëtarja 24-vjeçare u shfry tek adhuruesit e saj nga të cilit është dashur të ikte, kur ajo mbërriti nga Londra në Gare du Nord të Parisit.

Këngëtarja, në fakt, në Twitter njoftoi numrin e trenit dhe kohën e mbërritjes në stacionin e Parisit dhe këtë informacion e kanë shfrytëzuar adhuruesit e saj që u dyndën për të parë idhullin e tyre.

Kaosi që e ka pritur pastaj Rihannën, nuk e ka gëzuar aspak, por e ka çmendur krejtësisht. Zemërimin e saj përsëri e ka shprehur në Twitter.

“Francezët janë të çmendur! Nëse më shtyn, të shtyj edhe unë! Përfshirë paparazët dhe të çmendurit e tjerë, më është dashur të largohem nga stacioni i trenit. Jeni krejtësisht jashtë kontrollit me këtë budallallëk në Paris”, shkroi ylli. Rojet e sigurisë në Nord du Gare thanë se sjellja e Rihannas ishte shumë e papërgjegjshme. Ata mendojnë se ajo nuk është dashur të publikojë numrin e trenit dhe kohën e mbërritjes në rrjetin social.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here