Rihanna është fishkëllyer në Odyssey Arena të Belfast-it, pasi është prezantuar në skenën e koncertit që do jepte me 90 minuta vonësë.

Calvin Harris, këngëtar dhe dee jay skocez është përpjekur të zëvendësojë popstar-in, por më shumë kalonte koha dhe më shumë se 7 000 fansat bënin zhurmë me padurim.

Rihhana, është akuzuar se ka qënë e dehur gjatë shfaqjes, por këtë gjë e ka përgënjeshtruar në Twitter me ketë koment: ‘Belfast më fal që erdha me 2 orë vonesë. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i parashikon’.

Disa ditë më parë këngëtarja kishte besdisur disa fermerë irlandezë sepse kishte performuar me bikini ngjyrë të kuqe në fushat e hapura të Bangor, ku gjendej për të xhiruar skena nga video e saj më e re ‘We found love’ dhe duke flirtuar paturpësisht me modellin Dudley O’Shaughnessy./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here