Rihanna ende dëgjon muzikën e Brown Rihanna ende ndjen mungesën e ish-të dashurit të saj, Chris Brown, dhe ende dëgjon muzikën e tij në radio, nëntë muaj pas zënkës që pasoi me prishjen e lidhjes.

Brown është dënuar me pesë vite lirim me kush dhe është urdhëruar të qëndrojë larg nga Rihanna pasi e kishte sulmuar atë gjatë një zënke rreth një mesazhi misterioz në muajin shkurt.

E pyetur nëse ndjen mungesën e Brown, Rihanna është përgjigjur: “Ndonjëherë. Në fakt, po. Ka shumë kujtime. Ka shumë vende në të cilat kemi shkuar së bashku dhe muzika, këngët që i pëlqenim të dy dhe këngët e tij”.

“Kur vjen puna te radio, nuk e fik. E dëgjoj. Më pëlqen muzika e tij”, ka shtuar këngëtarja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here