Rihanna do ta lansojë më 21 nëntor albumin “Talk That Talk” dhe tashmë Telegrafi u ka hedhur një sy këngëve të albumit të ri të femrës më seksi në botë.

Në shumicën e këngëve vërejmë pjesë tekstuale me tematikë seksuale, por nuk mungojnë as këngë prekëse.

Janë vetëm pak artistë që do të kishin pasur sukses me tekst si: “E dua atë, e dua atë, e dua vërtet kur ti e ha atë” dhe “Ma jep mua kinse kam nevojë për të”. Dhe çfarë mendoni për: “Në shtrat, në dysheme…vetëm pse nuk mund ta puth prapanicën time”.

Por, nuk janë vetëm porno fraza të lehta.

Kënga e dytë “Where Have You Been” (Ku ishe ti) dhe një tjetër “Drunk On Love” (E dehur në dashuri), kanë përmbajtje që do të prekin fansat e këngëtares.

Një gjë është e sigurtë – Rihanna suksesin e ka të garantuar, por që do të jetë hera e fundit që do të kemi rastin të dëgjojmë këngë me përmbajtje të ndyrë nga ndonjë yll, sigurisht që jo. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here