Rihanna ka zbuluar se me Britney Spears do të bëjë një duet. Këngëtarja e zbuloi këtë lajm në profilin e saj në Twitter.

Britney dhe ajo do të xhirojnë remiksin e hitit të Rihannas, “S&M”, ndërsa këngëtarja flokëkuqe nga Barbadosi paralajmëron se do të jetë i shkëlqyeshëm.

Dy këngëtaret janë afruar shumë kohët e fundit. Rihanna i ka dhënë komplimente koleges së saj se është një nga yjet më të mëdha dhe më të njohura të popit në botë, por as Britney nuk i ka mbetur borxh dhe ia ka kthyer: “As ti nuk je aq e keqe”.

Nuk dihet se kur dy yjet do të publikojnë remiksin e tyre të përbashkët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here