Këngëtarja Rihanna, e cilësuar disa herë si kontraverse ka dhënë së fundmi një deklaratë në të cilën thoshte se dëshiron një rolë në versionin e ri të filmit “Scarface”.

Filmi klasik i Al Paciono-s është një prej filmave të preferuar të bukuroshës nga Barbadosi. Rihanna do të ishte mëse e lumtur po qe se do ti ofrohej një mundësi për të personalizuar rolin e Elvira Hancock, e cila luhej nga Michele Pfeiffer dhe paraqiste një vajzë që e donte shumë jetën e natës.

“Rihanna e dashuron filmin “Scarface”. Disa nga klipet e saja janë të bazuara në karakterin e Michelle-s. Ajo di secilën fjalë të këtij filmi madje edhe ecjen e bënë perfekt original”, tha një burim për “The Sun”

“Universal Pictures” janë duke punuar në ri-krijimin e filmit të vitit 1983. Kësaj here ngjarja do të bazohet në stilin e dilerit të drogës Tony Montana, por e lidhur edhe me kohën moderne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here