Rihana i këshillon femrat e reja që të fotografohen lakuriqeRihana mendon se trupi i saj pas disa viteve nuk do të duket aq seksi sikurse tani. Këngëtarja thotë se gjithmonë ka qenë provokuese dhe sfiduese.

Në fillim të vitit ishin zbuluar fotot e saj lakuriqe në publik, për të cilat asaj i ka ardhur turp, sepse nuk e ka ditur se si do të reagonte mamaja e saj.

Rihana e kishte qetësuar duke i thënë se tani është rritur. Siç thotë këngëtarja, meshkujt i pëlqejnë befasitë dhe se të dashurat e tyre duhet t’ua dërgojnë fotot e tyre lakuriqe.

Kjo është mënyra më e mirë që të nxiten ata të punojnë më shumë në shtrat. Në seks, përveç madhësisë, për të është e rëndësishme edhe teknika. Për Krishtlindje, ajo dëshiron shumë ushqim dhe seks të mirë.

Këngëtarja, e cila thotë se nuk është një biseksuale, i adhuron gjinjtë e mëdhenj. Nëse e sheh një femër e cila ka një gjoks të madh, ajo menjëherë e prekë atë, sepse ajo mendon se ka gjinj të vegjël. Në mbështjellësin e albumit të saj të ri, gjinjtë e vet i mban në duar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here