Ricky Martin ishte fitues i dyfishtë në ceremoninë e 22-të të Gay & Lesbian Alliance Against Defamation (Glaad) Media Awards, që u mbajt të shtunën mbrëma në New York.

Ylli i muzikës pop, i cili u deklarua homoseksual vitin e kaluar, mori çmimin ‘Vito Russo’ dhe çmimin për paraqitje të jashtëzakonshme në një program (për paraqitjen në shoun e Oprah Winfreyt ku tregoi për seksualitetin e tij).

Nga fituesit tjerë në ceremoninë e mbajtur në Marriott Marquis Times Square, ishin reperi Russell Simmons dhe True Blood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here