Ricky Martin së shpejti do të martohet me partnerin e tij shumëvjeçar, Carlos Gonzales-in. “El Pais” shkruan se këngëtari i njohur mori leje që të vijë në Spanjë dhe të martohet me Carlos-in sipas ligjeve të këtij vendi.

Edhe pse kjo është e pazakontë, Ricky-t iu dha edhe nënshtetësia e këtij vendi, para se ai të hiqte dorë nga shtetësia portorikane dhe ajo amerikane.

Kohë më parë, Martin pati deklaruar se do të martohet vetëm kur “gay” martesat do të bëhen legale në Portoriko, por duket se i ka rënë pishman. Këngëtari përndryshe i ka dy fëmijë të adoptuar, binjakët Mattea-n dhe Valentina-n.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here