Dikur bënte joga, tani i vetmi trajnim është ai i të rriturit dy djemtë binjakë. Ishte trasgresiv, sot vendos në plan të parë familjen. Por nëse mendoni se Ricky Martin nuk është më seksi dhe i shfrenuar si dikur, gaboheni….

Ricky Martin vazhdon të mbetet një djalosh shumë i bukur edhe pse është babai i dy fëmijëve, gjithsesi është i vetmi gej i deklaruar në gjendje të shkaktojë një stuhi hormonale edhe te një grua.

Pa frikë mund të themi se mbreti i muzikës latine arrin të çmendë këdo, pavarësisht moshës.

Ricky Martin ka shumë për të treguar. Jo vetëm se ka shitur 60 milionë disqe dhe vazhdon të tërheqë miliona fansa nga e gjithë bota, por edhe për zgjedhjet e tij të diskutuara që e bënë babanë e dy binjakëve, pasi mori një “nënë me qira”. Për t’iu përkushtuar dy fëmijëve të tij, Matteo e Valentino, dy vjeç e gjysmë mori një periudhë të gjatë shkëputjeje nga bota e muzikës. Tani është kthyer sërish në qendër të vëmendjes për të prezantuar albumin e tij të ri “Musica+Alma+Sexo”.

Të qenët baba ju ka ndryshuar si artist?

Nuk e di. Fëmijët e mi janë bërë gjëja më e rëndësishme e jetës. Në fillim vijnë ata pastaj muzika. Ata janë para gjithçkaje në këtë botë. Janë frymëzimi im, lumturia ime.

Po kur je larg për ndonjë tur muzikor si ia bën?

Flasim në Skype sapo gjej pak kohë të lirë. Gjithsesi, këto kohë nuk jam larguar nga ta për më shumë se 24 orë. Tani që jam larg për turin tim nuk e di se si do të qëndroj tetë ditë pa i parë. Por gjithsesi ndihem i qetë. I kam lënë me nënën time që kujdeset për ta më mirë se unë. Gjithsesi, nëse do më duhet të largohem për periudha më të gjata sigurisht që do t’i marr me vete.

Dy fëmijë të vegjël me vete nëpër koncerte?

Do të jem rreth 3 muaj në Europë pastaj 2 muaj në Amerikë dhe Kanada. Do të mësohen pastaj edhe unë do të kujdesem shumë që ta ndiejnë veten mirë kudo që të jenë.

Nëse fëmijët do të pyesnin se çfarë është lumturia, si do t’i përgjigjesh?

Sigurisht, të qenët transparent. Këtu e kam fjalën për seksualitetin tim. Kur e thashë u çlirova shumë edhe pse ishte një proces i dhimbshëm. Sot e pranoj atë si një dhuratë të jetës. Me pak fjalë lumturi do të thotë të shihesh në pasqyrë e të thuash: më pëlqen vetja kështu si jam. Kështu do të ishte fillimi i leksionit. Pastaj do t’u shpjegoja se emocionet, e gëzuara apo të dhimbshme duhet t’i jetosh e jo t’u shmangesh. Shpresoj që fëmijët e mi të jenë gjithmonë në gjendje të dëgjojnë. Vetëm kështu do të bëhen të fortë. Për të qenë të lumtur duhet kaluar çdo trishtim.

Po kur të të pyesin se përse nuk kanë nënë si do u përgjigjesh?

Në të vërtetë një nënë e kanë. Jemi modernë. Do t’u shpjegoj Valentinos dhe Matteos, me shumë kujdes se çdo familje është e ndryshme: është një miku im që ka adoptuar dy vajza në Rusi, një çift që nuk ka fëmijë, një tjetër beqar me një fëmijë. Ajo që ka rëndësi është dashuria dhe ngrohtësia e njerëzve që i rrethon.

Në trup ke shumë tatuazhe. Përse kjo zgjedhje?

Në krahun e majtë është trupi i ish të fejuarës sime dhe një simbol indian i feminilitetit. Në krahun e djathtë disa simbole të burrërisë.

Titulli i albumit tuaj është “Musica+Alma+Sexo”: këto janë gjërat më të rëndësishme të jetës përveç fëmijëve?

Jo vetëm të miat. Të gjithë kemi nevojë për muzikë, spiritualitet dhe eros..çdonjëra prej tyre të shtyn drejt tjetrës dhe seksi mbyll ciklin.

Jeni në këtë jetë falë seksit, apo jo?

Turi im do të jetë sensual dhe provokator: bëhuni gati të kërceni Mas, këngën time të preferuar. Do të thotë më shumë muzikë dhe seks…

Nga vjen energjia që ju shpalosni nëpër koncerte?

Nga publiku. Arrij të bëj për të kërcyer 25 mijë persona, por provoni ta imagjinoni sesa shumë më karikon secili prej tyre…por skena është si një drogë, ndaj është e rrezikshme. Për këtë arsye u ndala disa vjet. Tani m’u kthye dëshira për të rifilluar. Jetoj në skenë që prej 12 vjetësh. Nuk di të bëj gjë tjetër dhe për këtë jam e lumtur.

Cila nga këngët tuaja ju ka mbetur në zemër?

“Copa de la vida”, që më bëri të famshëm në skenën ndërkombëtare. Por edhe Maria. Pastaj kam edhe nja dy këngë të tjera që më kanë ngelur në zemër…

Ka përfunduar periudha e jetës prej të çmenduri…Sot preferoni angazhimet humanitare dhe keni krijuar “Ricky Martin Foundation”…
E kam bërë, sepse i kam parë me sytë e mi padrejtësitë. Një herë në Indi kam njohur tri vajza 4, 7 e 9 vjeç. Rrezikonin të bëheshin prostituta. I thashë vetes nëse nuk bëj asgjë jam, kriminel. I shpëtova dhe pastaj krijova fondacionin tim. Shfrytëzimi njerëzor është industria e tretë më fitimprurëse në botë, pas trafikut të armëve dhe drogës. Çfarëdo gjëje që të bëjmë do të bëjë diferencën në vendin tuaj.

Ju praktikonit jogën çdo ditë? E bëni çdo ditë?

Po talleni? Me dy fëmijë që kam nuk mundem më. Më parë meditoja dy herë në ditë pastaj prioritetet ndryshuan. Gjithsesi, bëj edhe ndonjëherë pushim. /Gazeta Shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here