Ricky Martin: ” Jam “gay”, por më pëlqejnë edhe femrat”Sipas gazetës “Latin Times”, Ricky Martin së fundmi ka deklaruar se pavarësisht që është homoseksual, nuk do e kishte aspak problem të kryente marrëdhënie seksuale me një femër.

“Mua më pëlqejnë edhe meshkujt edhe femrat, jam kundër përcaktimeve seksuale. Ne jemi qënie njerëzore me nevoja emocionale dhe seksuale”, është shprehur Martin për gazetën meksikane. “Jam “gay” pasi meshkujt më magjepsin, por jam i gatshëm të kryej marrëdhënie edhe me femra nëse më hipën dëshira”.

Babai i dy fëmijëve ka zbuluar seksualitetin e tij në mars 2010, duke deklaruar: “E them me krenari që jam një homoseksual me fat. Jam i bekuar që jam ky që jam”.

Vitin e kaluar, në mediat rozë nisën të qarkullonin thashetheme se Martin kishte krijuar një lidhje të pavërtetë me një pornostare në mënyrë që të fshihte orientimin e tij seksual.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here