Pas binjakëve Mateo dhe Valentine, të marrë nga një nënë-surrogat, këngëtari Ricky Martin ka zbuluar se do të dëshironte adoptimin edhe të një fëmije.

Këngëtari, i cili i deklaroi medieve se është homoseksual, ka pranuar se me qejf do të birësonte edhe një fëmijë. “Birësimi i fëmijëve është gjë e mrekullueshme.

Edhe pse djemtë i kam marrë nga nëna-surrogat, birësimi i fëmijëve ndoshta do të jetë hapi im i ardhshëm”, ka deklaruar ai për mediet britanike.

Ricky ka shtuar se po feston Krishtlindjet shumë i lumtur me dy djemtë, të cilët, si edhe vitin e kaluar, do t’i kalojë në intimitetin e shtëpisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here