Rrjeti social IMDb, një database shumë i njohur për personazhe të kinemasë dhe muzikës, këto ditë është vizituar nga shumë gazetarë, pas hapjes së një profili në emër të këngëtares Bleona Qereti, pasuruar me shumë fotografi personale të këngëtares të realizuara së fundmi. Bleona Qereti, për prezantimin e saj në këtë profil ka përdorur të njëjtin informacion të Wikipedia dhe faqes së saj personale, ku ndër mashtrimet e tjera në lidhje me karrierën dhe veten, ajo gënjen për moshën e saj, ku paraqitet si 27-vjeçare, ndërkohë që e ka kaluar moshën 33 vjeç. Në rrjetin IMDb (Internet Movie Database) me 100 milionë përdorues të përhershëm, klikohet për të gjetur biografi, informacione, foto dhe të reja nga jeta e  personazheve të njohur nga bota e showbizz-it. Mjafton që të klikoni në këtë link http://www.imdb.com/name/nm3951801/ dhe më pas vazhdoni në profilin e Bleona Qeretit, për t’u njohur me biografinë e mbushur me gënjeshtra të këngëtares, e njëjta biografi e denoncuar nga gazeta “Panorama”, kur këngëtarja Qereti nisi turin e koncerteve në disa qytetete të vendit.

Ashtu si në atë biografi, edhe këtu Bleona shkruan si vit të lindjes vitin 1985, ndërkohë që ditëlindja e saj e vërtetë është viti 1979. Nga fansat ky mashtrim duke ulur moshën e saj është justifikuar si strategjia e re e Bleonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mosha e madhe e pengon për të bërë realitet ëndrrën e saj amerikane dhe për t’u bërë e famshme atje. Në rrjetin social IMDb, Bleona është prezantuar si aktore, nisur dhe nga fakti se ajo në vitin 2010 u shfaq në serialin amerikan me titull “True justice”, përkrah aktorit Steven Seagal.

Burimi: Panorama.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here