Richard Gere u adhurua nga miliona fansa falë interpretimit të rolit të Edward Lewis, në filmin “Pretty Woman”, dy dekada më parë.

Megjithatë, në një intervistë dhënë për një revistë amerikane, 62-vjeçari Gere të befason duke u shprehur se as që i kujtohet më ai film, të cilin e konsideron si një “komedi romantike patetike”.

Sipas aktorit, nëpërmjet rolit të tij në atë film, ndihmoi në krijimin e krizës ekonomike botërore. “Njerëzit më pyesin vazhdimisht për atë film, por e vërteta është se kam harruar”, citohej Gere nga revista “Woman’s Day”. “Ishte një komedi patetike”.

Në Pretty Woman, 62-vjeçari interpretoi rolin e një financiari të suksesshëm të Wall Street. “I bëra këta financierë që të dukeshin si heronj dhe kjo është e gabuar. Fatmirësisht, sot jemi të gjithë skeptikë ndaj tyre”.

Në intervistën e rrallë, Gere përgënjeshtron për herë të parë edhe zërat e dy dekadave më parë për lidhjet e tij me Kim Basinger, Uma Thurman apo Priscilla Presley.

”Në vitet 1980, të gjithë ato zëra shërbenin vetëm për t’u bërë më interesant”, deklaroi hollivudiani, i cili shprehet se ka gjetur dashurinë e vërtetë tek 51-vjeçarja Carey Lowell, partnerja e tij prej 15 vitesh dhe nënë e djalit të tij 12-vjeçar, Homer James.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here