Ribashkohet grupi MarigonaPas një pauze të gjatë, më 9 korrik bendi “Marigona” do të ribashkohet dhe do të performojë live në njw koncert të hapur te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 19:30. Mysafirë speciale në këtë koncert do të jenë edhe një grup prej 16 harqeve që do ta përcjell bendin.

Grupi “Marigona” është themeluar në Mitrovicë në vitin 1991. Është një ndër grupet më të suksesshme në trojet shqiptare.

“Marigona” ka prodhuar hite ndër vite, si “Sonte”, “Ani nasht”, “Mitrovica”, “Më plase”, “Ajshe”, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here