Chris Brown dhe Rihanna, duket se nuk po tentojnë të fshehin më nga mediat afërsinë mes tyre.
Ata janë parë së bashku në Barclays Center, në Brooklyn, ku Jay Z po performonte në koncert.

Rihanna dhe Chris janë ulur afër njeri-tjetrit në zonën VIP, ndërsa gjatë gjithë kohës kanë qëndruar së bashku.

Ky ribashkim vjen një natë pasi ata u panë së bashku në të njejtën tavolinë, në një klub nate në New York dhe me pas, duke u larguar ndaras nga i njëjti hotel.

Së fundmi, Rihanna ka thënë se ajo dhe Brown janë “miq shumë te afërt”, ndërsa afërsia e tyre u konfirmua në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve muzikore MTV VMA 2012, kur këngëtarja e përshendeti atë në mënyrë të veçantë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here