Reperi i cili performoi para dy muajsh në Prishtinë, Busta Rhymes, ka anuluar koncertin e madh në kuadër të festivalit “Touch The Air” që do të mbahet në Zvicër.

Organizatori i festivalit, ku do të marrin pjesë mbi 125 mijë fansa të Hip-Hop-it, Nexhat Morina i MOS Music Entertainment, ka konfirmuar për Telegrafin anulimin e pjesëmarrjes nga Busta Rhymes në këtë koncert.

Arsyeja sipas Morinës ka qenë nominimi i Bustas në Bet Awards, e që ishte i rëndësisë së lartë për reperin, por fatal për koncertin.

Pos Busta Rhymes, koncertin e madh në Zvicër e ka anuluar edhe Timbaland, ndërsa përkundër mos pjesëmarrjes së tyre në këtë mega festival, janë edhe reperë të tjerë të njohur të cilët do të performojnë si: Rick Ross, Akon, Ludacris, Tinie Tempah, Redman, Method Man etj.

Nexhat Morina dhe kompania e tij MOS Music Entertainment, ishin së bashku me NextLevel nga Kosova ata që e sollën Busta Rhymes në Kosovë. Festivali “Touch The Air” është kampi më i madh i hip-hop muzikës në botë, të cilin e ka organizuar MOS Music Entertainment, me një kosto totale prej 3 milionë frangash zvicërane.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here