Nëse asaj i ndodh përherë kështu në jetën e përditshme, atëherë e meriton të quhet një “princeshë”. Këngëtarja dhe modelja Rezarta Shkurta, shihet në këtë foto duke shijuar një mëngjes të bollshëm, të cilin ia kanë shërbyer në shtrat, s’dihet se kush.

Bukuroshja që së fundmi është shndërruar në brune, mesa duket duhet të jetë me të brendshme ose maksimumi me këmishë nate, gjykuar nga mënyra se si është “mbuluar” me çarçaf.

Me briosh, frape, kos frutash dhe fruta ekzotike, ajo bashkë me një mikeshë janë fotografuar ndërsa përzgjedhin më të preferuarat e tyre për të konsumuar në prag të ditës.

Interesant është fakti që në tabaka është shërbyer për katër persona, të cilët në momentin e fotografimit, nuk gjenden aty. Rezartës i duket në gishtin e unazës së fejesës edhe unaza që me siguri ia ka dhuruar i fejuari i saj, Ermali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here