“Të jesh e mirë mjafton”, kënga që u vlerësua me çmimin e “Performancës” në festivalin “Kënga Magjike 2011”, do të vijë shumë shpejt edhe në versionin italian.

Këngëtarja Rezarta Shkurta, mesa duket është duke përgatitur një surprizë të këndshme për fansat e saj, ndoshta për festa, sepse ka bërë me dije se kjo këngë do të këndohet edhe në italisht. Sesi ka lindur kjo ide, Rezi, e cila paralelisht me muzikën merret edhe me pikturë e fotografi, nuk e ka bërë ende të ditur.

Me siguri një klip përkatës do ta pasojë këtë baladë të bukur të këngëtares që impresionon në çdo event. Për momentin, këngëtarja është angazhuar me programet festive të Vitit të Ri, që organizohen për çdo vit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here