I janë rikthyer historisë së vjetër, duke u bërë në këtë mënyrë protagoniste të një sherri banal që ka përfunduar në dyert e policisë.

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta janë konfliktuar sërish me njëra-tjetrën, ndonëse vetëm 2 javë më parë u puthën në emisionin “E diela shqiptare”.

Rezarta, pasi i kishte kërkuar falje një natë më parë në party-n që u organizua pas festivalit “Kënga Magjike”, i dha një të puthur Rozanës gjatës emisionit të Gjebreas. Siç duket, shkak për acarimin e mëtejshëm të situatës është bërë intervista e këngëtares Radi në emisionin “Zonë e lirë”, ku ndër të tjera u shpreh se nuk e njihte Rezarta Shkurtën, pas pyetjes që Arian Çani i bëri në lidhje me të…

Duket se ky nuk është rasti i parë që këngëtarja Rezarta Shkurta përfundon në dyert e policisë, ajo ka pasur edhe më parë një përballje të tillë pas akuzave që ish-shoqja e ngushtë, Afroviti Goge kishte bërë në adresë të saj, dhe pwr pak desh wshtw sulmuar dhe nga Big Mama.

Pasi Gazeta Shqiptare zbuloi këtë konflikt mes këngëtareve, gazetarwt u interesuan në rajonin e policisë, prej nga ku u shkwput edhe një prononcim të shkurtër prej Rozanës, e cila deri më tani duket të jetë më e dëmtuara në këtë histori. Rozi tregoi se gjithçka kishte për të thënë, e deklaroi në polici, sikundër u shpreh se është në pritje të vendimit që do të marrin organet kompetente.

Sipas raportit të mjekut, Rozana Radit i është dëmtuar keq syri i majtë, si pasojë e dhunës që këngëtarja Shkurta ushtroi mbi të, madje këngëtarja, përveçse e kishte syrin e mavijosur, pohoi se kishte probleme me shikimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here