Rezi “konfirmon” dashurinë për ErmalinRezarta Shkurta ka shprehur publikisht dashurinë dhe mbështetjen për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.

Burri i këngëtares, njëhershëm edhe nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, u arrestua tre muaj më parë si pjesë e një rrjeti kriminal të prodhimit dhe trafikimit të drogës, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një fotografi të saj dhe të Ermalit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një mesazh.

“Ne cdo jete do te te zgjidhja vetem ty ❤️ Cfaredolloj forme, serisht do te gjeja dhe serisht do te ndjeja sepse ti je oxigjen… ti je vet jeta per mua”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here