Rezi dhe adhurimi ndaj Enver HoxhesMund të duket absurde që në vitin 2016-të, ka ende persona që adhurojnë dy nga fytyrat më të urryera në historinë e shtetit shqiptar, Enver dhe Nexhmije Hoxhën, por ja që ka.

Jemi mësuar të dëgjojmë persona të zhgënjyer nga jeta, që herë-pas-here ia japin ndonjë “Çohu Enver”, por ka edhe disa të tjerë, si puna e Rezarta Shkurtës, që edhe pse ‘person publik’ ka aq këllqe sa të adhurojë qorrazi në rrjete sociale familjen e burrit, duke qenë e vetëdijshme për gjithçka i ka shkaktuar njerëzve të këtij vendi.

Bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha e njëkohësisht e gjyshja e Ermal Hoxhës, ka mbushur 95-vjeç dhe Rezarta ia ka dhuruar 95 trëndafila, foton e të cilëve e ka postuar në Instagram me diçiturën “95 lule, vitalitet pa kufi”, transmeton shqiptarja.

Rezi dhe adhurimi ndaj Enver Hoxhes

Në foto ka komentuar dhe Zajmina Vasjari, e cila komentoi “Po na kënaq duke e parë dhe dëgjuar (duke iu referuar intervistës së saj me Rudina Xhungën). Gëzuar Ditëlindjen Nexhmije Hoxha.”

Rezarta, bashkëshorti i së cilës aktualisht është në burg me akuzën ‘trafik droge’, ushtron profesionin e fotografes, mbase duke e menduar si një profesion që do t’i sjellë më shumë të ardhura krahasuar me atë të këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here