Rezarta Shkurta befasoi publikun me këngën e saj të fundit, që i dhuroi fansave të saj ditët e fundit të vitit 2009.

E në fakt, kënga “Club Hit Mix” u mirëprit për shkak të risisë që solli jo vetëm si këngë, por edhe si klip, që ishte shumë afër atyre që realizohen sot në botë.

Ndërsa çdo detaj i klipit duket i ndërtuar bukur dhe me mjaft profesionalizëm, disa fragmente të tij duket se nuk janë aspak origjinale. Duket sikur ato janë huazuar mirëfilli nga një tjetër këngë.

Frymëzim për Rezartën këtë herë ka qenë klipi i këngës “Now I’m That Bitch”, realizuar nga “Livvi Franc ft Pitbull”.

Janë dy skena të marra pikërisht nga klipi i këngëtares së zezë, Livi Franc; një skenë ku Rezarta është e hipur mbi kurrizin e disa meshkujve, si dhe skena tjetër ku Rezarta shfaqet e mbuluar në pjesët intime me një fashë ngjyrë rozë, e cila është identike me skenën e Livvi Franc, por fasha e kësaj të fundit është e verdhë.

Ndërkaq një ngjashmëri tjetër përveç videoklipit, është fakti se në të dyja rastet ka një soliste femër dhe dy meshkuj që shoqërojnë këngëtaren./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here