Rezarta Shkurta në këtë edicion të “Këngës Magjike” konkurron me këngën e titulluar “Më fal” .

Kënga me kompozim të Elgit Dodës dhe tekst të Arben Dukës, bëri për vete kryesisht njerëzit melankonikë, por Rezarta beson se njerëz të ngurtë nuk ka, kështu që baladat arrijnë të prekin zemrat e gjithkujt.

“Jam e orientuar drejt këngëve që përcjellin një mesazh, sepse besoj se nuk ka njeri që të paktën një herë në jetë të mos ketë thënë “Më fal” dhe sepse baladat janë të preferuarat e mia. E vështirë që në një këngë ritmike të përcjellësh atë emocion që ta fal balada,” ka rrëfyer Rezarta për mediat shqiptare.

Ajo ka folur edhe për mënyrën e përjetimit të mungesës se një njeriu të dashur, duke thënë: “Unë jam shumë tragjike si natyrë, prekem shumë edhe për gjërat më të vogla. Uroj që të mos e përjetoj asnjëherë, sepse e di se do vuaja shumë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here