Tashmë në ekranet tona është shumë e pëlqyer, por Rezi do të na tregojë diçka më tepër për klipin “Dua të iki larg”.

Rezarta me këngën “Iki larg” duket se ke filluar të ikësh larg ose më saktë, lart edhe profesionalisht. Çfarë përfaqëson për ty kjo këngë në karrierën tënde?

Çdo këngë e karrierës sime ka pasur dashuri dhe përkushtim nga ana ime. Gjithmonë ëndrra e çdo artisti është ta ndajë me publikun punën e tij, pse jo dhe të mirëpritet.

Mbas “Budallaçkë e vogël”, përsëri një këngë baladë rok. A është kjo gjinia muzikore që të rri më mirë?
Normalisht unë jam rritur, nuk jam më Rezarta e para 6 apo 7 viteve kur nisa karrierën time. Po ashtu si unë edhe shija ime muzikore ka ndryshuar. Përpos faktit që vokalisht e ndjej veten shumë mirë në këtë rrymë, por unë edhe e shijoj shumë këtë gjini muzikore, kështu që momentalisht po mundohem ta ndaj me publikun atë çka ka brenda zemrës time.

Një duet me një këngëtar të pëlqyer si Vedat Ademi. Si ishte të punoje me të?
Absolutisht ishte një kënaqësi, perveç bashkepunimit ne jemi dhe miq të mirë. Kështu që kjo e bëri akoma dhe më të këndshme punën tonë.

Ti vetë, duke qenë natyrë shumë perfeksioniste ke arritur të japësh gjithçka doje në atë klip që i ngjan një minifilmi?
Ky ishte qëllimi ynë në këtë video. Kur them yni, përveç meje dhe Vedatit, është edhe një produksion i tërë nga mbrapa që ka bërë një punë kolosale. Punuam shumë për të mos sjellë vetëm një video ku dy personazhet dalin bukur dhe kaq, qëllimi ishte të bënim një minifilm, aq sa na lejohej pa diskutim dhe mendoj se ia kemi arritur.

Ideja e fabulës, planet, elementet që e veshin këtë klip, firmën e kujt mbajnë?
Një falënderim i madh vjen si fillim për realizuesit e këngës. Elgit Doda për muzikën dhe Big Basta për tekstin. “Pro Video” për regjinë dhe realizimin e videos etj.

Duhet që në një klip të jesh edhe pak aktor, sa aftësi aktoriale mendon se keni shfaqur ju aty?
Normalisht kjo ishte frika ime më e madhe, të jem e sinqertë. Por them se ia dolëm.

Fabula flet për një vajzë që tradhtohet nga partneri i saj. Ka pasur në jetën tënde një histori të ngjashme?
Unë kam njohur dashurinë falë Ermalit, vazhdoj ta përjetoj atë furishëm. Uroj të mos e provoj.

A mendon se të tradhtohesh nga partneri është fundi i botës apo duhet marrë më me sportivitet?
Tradhtia është gjë e shëmtuar dhe të lëndon. Por po të them një shaka që bëja me Vedatin gjatë kohës së xhirimeve: Nëse në fund të jepet nje Ferrari për të ikur larg (siç e kisha unë në klip), ikën gjithë qejf.

Na rrëfe disa momente pikante gjatë xhirimeve të klipit, ato që publiku nuk ka mundësi t’i përcjellë…
Në fakt “Pro video” ka menduar të realizojë edhe një minivideo “backstage” me pjesët gjatë xhirimeve. Ka pasur shumë të tilla, si në çdo video. Por njërën që më kujtohet tani, më beso ishte vërtet shumë e sikletshme.

M’u fik makina në mes të kryqezimit. Por, duke qenë se Ferrari i ka marshet tek timoni, e bënte pak të vështirë për mua rindezjen. U bë goxha trafik deri në momentin që mbërriti tek unë produksioni për të më ndihmuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here