Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila shquhet për kujdesin që i kushton paraqitjeve të saj, këto ditë është përkujdesur për disa detaje në trupin e saj.

Bëhet fjalë për tatuazhet, që duket se Rezit kanë filluar t’i hyjnë shumë në qejf. Ajo ka bërë disa rregullime në tatuazhin që ka në shpinë që nga viti 2009. Ajo ka detajet e tre fluturave, dy prej tyre me profil që kishin të dallueshme shkronjat R dhe E, inicialet e emrave të çiftit (Rezarta dhe Ermal).

Por tani, këngëtarja ka vendosur që t’i ”rrisë” fluturat e saj, duke larguar edhe detajin e inicialeve.

Përveç kësaj, gjatë vizitës në një studio tatuazhi në Tiranë, Rezarta ka bërë një dedikim në trupin e saj, duke shënuar emrin e së motrës, Eljana.

Pas pushimeve të kaluara në vende të ndryshme të Evropës, këngëtarja është kthyer në studio, për të realizuar këngë të reja. Sipas disa mediave shqiptare, Rezi së shpejti do të publikojë një duet me Samanta Karavellon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here