Rezarta Shkurta me stil të riRezarta Shkurta u paraqit në publik me stil krejtësisht ndryshe. Rezi  është shëndrruar në zeshkane.

Sipas Panorama Plus miqtë e saj pothuajse nuk arritën ta njohin. Flokët e shkurtra dhe të zeza të cilat me siguri ishin paruke, e kishin transformuar plotësisht.

Rezarta preferon që të luajë shumë me look-un e saj por ama nuk duket se e tundon ndonjë ngjyrë tjetër përveç flokëve të verdha të cilat i shkojnë shumë.

Pas suksesit të verës, me një axhendë të ngjeshur me koncerte dhe fitime të mira, këngëtarja bëhet gati për klipe të reja.

Ndër pasionet e saj është edhe fotografia. Ajo ka fotografuar disa mikesha të saj dhe pëlqen të përpunojë fotot personale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here