Prej mbi një viti fotografia është kthyer më shumë se në një hob për të. Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka shprehur edhe në intervista të ndryshme pasionin e saj për t’u bërë fotografi të tjerëve, por pse jo, edhe për të pozuar vetë.

Fillimisht ajo kishte edhe modelen e saj, miken Vita, së cilës i bënte fotografi të shumta pasi e pikturonte. Së fundmi gjithmonë e më tepër është fokusuar tek vetja.

Këtë herë ju sjellim disa foto të realizuara nga këngëtarja dhe mikesha e saj nga Durrësi, Imelda Guraziu, të cilat këngëtarja Shkurta i ka hedhur pak ditë më parë në profilin e saj në faqen e internetit ‘Facebook’. Duket si një minifilm, në mes të një pylli, ku personazhet janë çift; një djalë dhe një vajzë.

Rezarta ka veshur rolin e djalit. Fillimisht shfaqet duke parë Imeldën në sy, ndërsa kjo sheh nga objektivi i aparatit. Më tej i afrohet dhe i jep një të puthur në faqe Imeldës, së cilës i ka kapur edhe dorën e djathtë.

Fotot vazhdojnë dhe vajzat shihen të ulura në lëndinë, ku ashtu si i dashuri i vë lule në kokë së dashurës, dy vajzat luajnë lojën e tyre, ku sërish Rezarta vazhdon në rolin e saj të mashkullit, duke zbukuruar mikeshën me dy lule në kokë (e që sipas komentit në ‘Facebook’, janë edhe lulet e saj të preferuara). Romanca vazhdon kur Rezarta vë kokën në prehrin e Imeldës, ndërsa kjo e fundit e ledhaton në ballë.

Në fakt nuk është hera e parë që Rezarta miklohet nga vajzat, kujtojmë këtu një foto të saj me këngëtaren Afërdita Dreshaj, ku i zgjasin buzët njëra-tjetrës, ashtu sikurse bëri Madonna me Britney Spears. Të jenë këto shenja lesbizmi të këngëtares, apo dëshirë për vëmendje?! /Bluetooth/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here