rezartashkurtaermalhoxhaPara gati një muaji kaluam festën e të dashuruarve, por duket se për këngëtaren Rezarta Shkurta, është çdo ditë e vlefshme për të shprehur dashurinë që ke për personin tjetër. Nuk është hera e parë që Rrezarta bën deklarata dashurie për bashkëshortin e saj, në “Facebook”, por gjithmonë është shumë origjinale në ato që shkruan. Kështu, para dy ditësh ajo ka bërë një tjetër dedikim për Ermalin, duke dashur të ndajë me miqtë e saj gjithë lumturinë që i jep bashkëjetesa me të.

“Kur sapo preka moshën e pjekurisë, përafërsisht 18 vjeç, mendoja se asgjë në këtë botë nuk do të kishte rëndësi dhe asgjë nuk do më bënte të lumtur më shumë se karriera. I kisha vënë vetes disa synime që fluturonin tërë kohës, rreth kokës sime. Sa më shumë ngjisja shkallët, aq më shumë bëhesha e pangopur dhe aq më shumë e palumtur. Vazhdoja kështu deri ditën që njoha Ermalin. Më pas kuptova që asgjë, as karriera e as paraja, nuk të bën të lumtur e nuk ta ngroh aq shumë shpirtin, sa e bën njeriu i zemrës. Jam koshiente, që nuk është “Facebooku”, vendi i duhur për ta thënë, por ndonjëherë e ke zemrën aq plot, sa ke dëshirë ta ndash me miq këtë ndjesi të mirë ?”, ka përfunduar këngëtarja dedikimin e saj.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here