Rezi, si ka nisur ky vit per ty?

– Duke punuar, jam duke pergaditur albumin tim te dyte, i cili ka nje diference prej 5-6 vitesh nga i pari. Po punoj shume, si une ashtu edhe bashkepunetori im Elgit Doda, per te sjelle nje album me shume larmi dhe cilesi. Ka nisur puna mbare, jane realizuar kenge shume te bukura dhe kjo me jep nje shtyse per te vazhduar.

Cila eshte gjeja e pare qe bere sapo hape syte ne 1 janar?
– Hapa syte, perqafova dashurine time, Ermalin, dhe i mbylla serish per te fjetur. Duke qene se naten e Vitit te Ri une e kalova ne Durres, duke dhene nje koncert per durrsaket e mi, te nesermen isha e lodhur dhe nuk me behej asgje tjeter pervec gjumit.

Ushqimi qe ke ngrene me shume gjate festave cili ka qene?
– Duke qene se origjina e prinderve te mi eshte nga jugu, Permeti, ne shtepine time u gatuan gjera te mrekullueshme te asaj zone. Une personalisht nuk kam te ngopur me persheshin e gjelit dhe mesnikun.

Sa kile ke shtuar?
– Fatmiresisht, sado te ushqehem nuk leviz nga pesha ime, fale metabolizmit te mire qe kam.

E ke nisur edhe ti vitin si pjesa me e madhe e njerezve me qellime dhe objektiva per vitin e ri? Cilat jane ato?
– Fokusimi im dhe te gjitha energjite e mia kete vit do te jene te muzika dhe albumi im i ri.

Po bilanci i vitit qe lame pas te del me me shume rezultate pozitive, apo negative?
– Nuk mund te them absolutisht negative, por edhe nuk mund te them qe realizova 100% ato qe deshiroja.

Cilat jane ato gjera qe i merr me kenaqesi ne kete vit nga viti qe lame pas dhe ato gjera te cilat ke vendosur t’ia lesh 2011-s?
– Cdo gje qe na ndodh ne jete une perpiqem ta shikoj si nje shkolle apo mesim. Kane ndodhur ne 2011-n, 2010-n, apo 2012-n, ato gjithsesi i perkasin jetes sime. E rendesishme eshte te mesojme dicka nga nje histori, qofte ajo negative apo pozitive.

Personalisht kam bere nje konstatim, duke ndjekur karrieren tende qe nga fillimet deri tani: Sa me shume kalon koha, aq me te pjekur profesionalisht te kam pare ne te gjitha daljet e tua publike; nga kenga “D.J.” dhe “Matura”, te “Budallacka e vogel”, “Te jesh e mire s’mjafton” apo bashkepunimi me Vedat Ademin ne “Dua te iki larg”. Dua te di nga ty, si ka ardhur ky ndryshim? Perse hoqe dore nga kenget komerciale/dance per t’iu dedikuar baladave rrok dhe pop-rrok?
– Cdonjeri prej nesh rritet. Une e nisa karrieren fare e re, 18 vjece, sot jam 25. Bashke me mua u rriten dhe u ndryshuan dhe shijet. Megjithate, ashtu si tek te gjithe mendoj se edhe brenda meje ka akoma nje Rezi qe do te kerceje me “DJ” dhe “Matura”, keshtu qe po mendoj te sjell sivjet edhe kenge komerciale qe kane vendin e vet te cdo i ri, ashtu si dhe tek une.

Te tilla ritme, dance-house, ka edhe kenga qe po pergatitesh ta shoqerosh me klip, “Droga jam”. Na trego dicka me shume per te. Vete titulli thote qe behet fjale per nje kenge shume pikante…
– Prandaj dhe ia kam vene (qesh). Edhe pse disa media te vogla ne Shqiperi kane dashur ta shtremberojne kete histori pa e degjuar kengen. Por ne te vertete, “Droga jam” ne tekst eshte perdorur ne menyre metaforike. Shpesh ne e perdorim kete metafore edhe ne jeten e perditshme, p.sh. themi se Facebook-u eshte bere droge per shume te rinj ose se muzika eshte droga ime. Pra, fjala “droge” ne kenge nuk ka kuptimin e droges si lende narkotike, te mos ngaterrohemi.

Po nese nje mashkull do te te thoshte se te ka si droge, do te te behej qejfi apo do merziteshe?
– Droga te ben te varur dhe nuk te le mundesi zgjedhjeje, gjithashtu droga eshte e demshme per shendetin. Uroj te mos jem e demshme per askend (qesh).

Ne fund te vitit qe shkoi ke qene e pranishme neper mediat kosovare, te cilat zhvillojne programe te ndryshme me rastin e festave. Thuajse te gjithe te pranishmit ishin artiste kosovare dhe vetem ti shqiptare. Cfare te lidh kaq shume me Kosoven?
– Eshte njesoj sikur te me beje pyetjen se c’me lidh me Durresin apo Tiranen apo ndonje qytet tjeter. Per mua kudo qe flitet shqip eshte kenaqesi te performoj. Kosova eshte Shqiperi, keshtu qe nuk ka asnje diferencim.

Te flasim pak per ate qe eshte dhe pasioni yt me i madh, fotografia. Cila ka qene deri tani cmenduria me e madhe qe ke bere me fotografine?
– E them me bindje qe nuk e kam bere akoma cmendurine me te madhe, c’ka do te thote qe ajo do te behet patjeter.

Kur kenaqet me shume veshi yt kur degjon “Rezarta kengetarja” apo “Rezarta fotografja”?
– Pse duhet patjeter t’i ndaj? Jane zhanre te ndryshme, por qe i bashkon nje gje, qe te dyja jane art dhe une dashuroj artin, nuk ka rendesi ne cfare forme e sjell ate.

Rezi, viti qe lame pas eshte kurorezuar edhe si viti i lindjeve VIP, pasi thuajse te gjitha femrat e showbizit kane sjelle ne jete femijet e tyre. Nuk u ndjeve fare e tunduar per ta bere edhe ti nje gje te tille?
– Pergjithesisht nuk tundohem lehte. Secili nga ne ka planet e veta. Femija eshte dhurate shume e bukur, por edhe nje pergjegjesi shume e madhe dhe ndoshta une ende nuk e ndiej veten gati.

Cila eshte menyra me e bukur per te kaluar nje fundjave me Ermalin?
– Do me duheshin te gjitha faqet e gazetes per te ta treguar (qesh).

Keshille nga Rezarta Shkurta
Nje njeri i lutej Zotit cdo dite: Zot, te lutem, bej qe te fitoj lotarine. Dhe keshtu bente cdo dite, cdo dite lutej. Kaluan 10 vjet dhe me ne fund Zoti u pergjigj. O njeri i mire, te lutem bli nje bilete qe ta fitosh lotarine. Kjo barsolete mua personalisht me beri shume te reflektoj dhe desha ta ndaj me ju. Degjoni muzike te mire, lexoni sa me shume, rrini me njerez te mire qe ju japin energji pozitive, investoni te qenia juaj dhe keni per ta gjetur lumturine, pasurine, endrren, gjithcka! Ju perqafoj duke ju uruar me te miren!

5 gjerat qe do me shume:
1. Familja, motivi jetes ime.
2. Arti, dekori i jetes sime.
3. Udhetimet, perballja me kultura te ndryshme… nje shkolle e pashlyeshme.
4. Meditimi, paqe ne shpirtin tim.
5. Miqte e mire, te rralle si thesari, te domosdoshem si vete ajri per mua.

Paloma Quiz:
Emri: R.Sh.
Nofka: Sekret.
Cmenduria me e madhe qe kam bere ndonjehere ka qene:
Edhe kjo sekret
Kur jam me nerva:
a. thyej celularin;
b. mbyllem ne dhome vetem dhe s’i flas njeriu me goje;
c. qaj;
e. tjeter… mundohem te qetesohem (qesh)
Ka pasur momentet kur kam enderruar te jem…
Ne Tibet.
Nuk do jetoja dot pa:
a. cigare;
b. aparat fotografik;
c. poker dhe letra bixhozi;
d. seks;
e. tjeter… familjen time.
Gjeja qe me acaron me shume kur degjoj te thone per mua eshte…
Kam shume vite qe nuk nevrikosem me per cfaredo lloj gjeje qe mund te degjoj. Profesioni me ka mesuar te ambientohem edhe me thashethemet.
Sikur te isha vetem per nje dite djale gjeja e pare qe do te beja do ishte:
a. te beja cicin ne kembe;
b. te shaja me llafe te pista;
c. te zihesha me grushte;
d. te puthja nje djale;
e. tjeter… jam shume e lumtur qe jam femer, as nuk dua ta imagjinoj te jem mashkull
Kam deshiruar gjithmone te jem me e mira ne…
Do genjeja sikur te thosha qe s’kam dashur te jem me e mira vetem ne nje gje specifike. Te gjithe duan te jene me te miret ne gjithcka, edhe pse s’ia arrijme dot.
Fotot qe me pelqejne me shume te realizoj jane ato:
a. fashion;
b. nudo;
c. natyre;
d. objekte;
e. tjeter… konceptuale, foto qe tranmetojne dicka, nuk ka rendesi nese eshte modeli i veshur apo jo.
VIP-i per te cilin kam nje terheqje sekrete eshte…
Charls Aznavour, ia dashuroj vertet shpirtin ketij artisti te madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here